Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Vajzat nga Kosova shkruajnë historinë, fitojnë për herë të parë medalje në Kampionatin Ballkanik të Beach Volley

schedule09:07 - 29 Qershor, 2022

schedule 09:07 - 29 Qershor, 2022

Dyshja nga Kosova, Dhuratë Sylejmani dhe Valmira Ramadani, e drejtuar nga trajneri Edon Ibrahimi, kanë arritur të shkruajë historinë e Kosovës në Kampionatin Ballkanik të volejbollit në rërë, duke u bërë ekipi i parë senior që fiton medalje në këtë kompeticion, i cili u zhvillua në Balikesir të Turqisë.

Në finale, vashat “Dardane” u mposhtën nga dyshja nga Turqia 1, Gokalp/Merve me rezultat 2-0 në sete. Kështu, Kosova siguroi vendin e dytë dhe medaljen e argjendtë në një Kampionat Ballkanik të Beach Volley për seniorë për herë të parë në histori.



Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ata kanë folur për marrëdhënien e tyre në fushë dhe jashtë saj.

“Unë dhe këto vajza e kemi filluar karrierën në të njëjtin ekip. realisht këto vajza i kanë arritur gjithçka shkallë shkallë. Në bisedën që kam pasur me vajzat, unë ju kam treguar se ky është kampionati që ne kemi më shumë gjasa me u shpërbly me medalje.

Dhurata është lojtarja që bën bllokun, ndërsa Valmira bën mbrojtjen. Kjo ka bërë që të jetë edhe pak më e rreptë”, u shpreh Edoni.

Ndërsa, Dhurata shtoi: “Shoqëria na ka ndihmuar shumë edhe në karrierën tone. Shoqëria na mundëson të jemi edhe më të afërta në lojë. Nuk është se grindemi, po i pranojmë kritikat”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!