“Nuk e njoh Kosovën, më vrisni po të doni”, Vuçiç nuk u bindet ndërkombëtarëve

schedule09:45 - 8 Maj, 2019

schedule 09:45 - 8 Maj, 2019

 

Në prag të vizitës së tij zyrtare në Tiranë, presidenti serb Aleksandër Vucic sërish i është rikthyer çështjes së Kosovës. Në një intervistë për Tanjug ai theksoi se asnjëherë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe se askush nuk mund ta detyrojë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas samitit të Berlinit, ai e konsideron të dështuar përpjekjen e tij për zgjidhjen e çështjes se Kosovës.  Në një intervistë për radiotelevizionin shtetëror serb, Vuçiç  thotë qartë se nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës. Ai i është drejtuar faktorit ndërkombëtar duke thënë se nuk të mund ta detyrojnë ta bëj këtë gjë.

 “Mund të më vrisni, por kjo nuk do të ndodhë. Ju them, anglezëve dhe gjermanëve se nuk do ta bëj. Më godisni, por unë s’do ta bëj. Mund të jem president edhe për 15 vjet, por nuk e njoh Kosovën”

Mesazhi i presidentit serb iu adresua  Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe si mbështetësit kryesorë të Pavarësisë së Kosovës, por edhe kundërshtarëve më të ashpër të idesë së ndryshimit të kufijve.

“Ideja e krijimit të një kufiri, që do të përcaktonte një ndarje të drejtë dhe të qartë mes serbëve dhe shqiptarëve u refuzua. Të gjithë po flasin për kufijtë, por kufijtë nuk i di askush. Kemi një vijë kufitare që njeh Kushtetuta e Serbisë dhe një tjetër që e pranojnë vetëm disa vende”.

Pyetjes nëse ka një plan B për të zbatuar për çështjen e Kosovës, Vuçiç i përgjigjet.

“Mënyra më e lehtë për ne është që meqë shqiptarët janë çmendur, me të drejtë do të çmendemi edhe ne. Tashmë të dyja palët do të jemi të lumtur”.

Kosova dhe Serbia nuk arritën asnjë marrëveshje në Samitin e Brukselit, ndërsa më 1 korrik do të mbahet takimi i radhës në Paris, ku ky qëndrim i presidentit Vuçiç pritet të paraqitet si qëndrim i Serbisë./ABC News Albania 24/7