Qendra Funksionale e Monitorimit të Rrezikut në Rajonin e Lombardisë ka dhënë alarm portokalli (rrezik mesatar) në pritje të shtrëngatave.
Reshjet e para filluan në mëngjes dhe ekziston rreziku për shtrëngata deri mëngjesin e së mërkurës.
Në zonën e Vareses kokrrat e breshërit ishin në madhësinë e kajsive dhe goditën rrugët e shtëpitë.
Mediet italiane shkruajnë se ishte e nevojshme ndërhyrja e borëpastrueseve./Abcnews.al/