Është shpërthyer në mënyrë të kontrolluar nga specialistët e Xhenios dhe RENEA pakoja e dyshimtë që alarmi Shkodrën.
Konfirmohet se brenda pakos ka pasur lëndë plasëse.
Lexo edhe: Alarm në Shkodër, gjendet një pako e dyshimtë në anë të rrugës
Policia bëri me dije se rreth orës 16:00 u njoftuan për një pako të dyshimtë e cila ishte lënë në anë të rrugës në lagjen “Vojo Kushi.”
Menjëherë u vendos perimetri i sigurisë në zonë dhe u prit mbërritja e specialistëve nga Tirana./Abcnews.al/