Ish-kryebashkiaku i Dibrës, Muharrem Rama, është thirrur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Mesa duket takimi mes Ramës dhe prokurorëve të SPAK nuk ka shkuar dhe aq mirë, këtë e vërtetojnë fotot e shkrepura jashtë ambienteve të prokurorisë së Posaçme.
Gazetarja Anila Hoxha, ka publikuar një foto nga momenti kur ish-kryebashkiaku del nga SPAK, dhe në nga xhepat i del një 200 lekësh i ri.
“Ish-kryetari i Bashkise se Dibres, ishte aq i emocionuar kur po hynte ne prokurori sa dhe 2 mije lekeshja qe kishte ne xhep deshi te dale nga astari,”-shkruan Anila Hoxha.
/Abcnews.al/