Sipas MeteoAlb: Kanë vijuar prezente masat ajrore të paqëndrueshme duke diktuar alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura në të gjithë shqipërinë, duke gjeneruar shira të dobët në zonat lindore. Pasditja dhe mbrëmja sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike, ku kthjellimet do të jenë dominante.
Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por rritje të lehtë sjellë mesdita duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 3°C deri në 21°C. Era do fryjë e lehtë në tokë, por mesatare dhe herë pas here e fortë në det me shpejtësi 40-45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 4 ballë./abcnews.al