Macron dënon sulmin rus në qendrën tregtare: Ishte krim lufte

schedule13:41 - 28 Qershor, 2022

schedule 13:41 - 28 Qershor, 2022

Presidenti francez Emmanuel Macron e ka cilësuar një krim lufte sulmin e Rusisë në një qendër tregtare në Kremenchuck të Ukrainës. Në fjalën e tij në përfundim të samitit të G7 në Gjermani, Macron tha se Rusia nuk duhet ta fitojë luftën dhe u zotua të mbështesë Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

Pushtimi i Rusisë është larg përfundimit, por rindërtimi është në proces, shtoi ai. Macron u shpreh se agresioni i Rusisë ka një qëllim – dorëzimin e Ukrainës.

“Askush nuk mendon se lufta do të përfundojë në javën ose muajin e ardhshëm”, tha Macron, por ai me shpresën se ajo do të përfundojë deri në fund të vitit. /abcnews.al