Ronela Hajati synon tregun e huaj, zbulon kur do ta publikojë këngën në gjuhën italiane

schedule20:29 - 27 Qershor, 2022

schedule 20:29 - 27 Qershor, 2022

Ronela Hajati zbuloi pak javë më parë se po punonte për këngën e parë në gjuhën italiane. Këngëtarja, e cila është përballur me kritika të shumta pas pjesëmarrjes në Eurovision 2022, ka “shfrytëzuar” vëmendjen e madhe që mori nga festivali evropian për të arritur më shumë sukses.

Së fundmi, Ronela ka bërë me dije se kënga e titulluar “Caramel” do të publikohet me 1 Korrik. “Caramel”, kënga ime e parë në gjuhën italiane do të dalë me 01/07 ❤️ 14:00 në YouTube! Mezi pres të ndaj këtë gjë të re me ju dhe shpresoj vërtet që t’ju pëlqejë!”, ka shkruar Ronela.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial)

Kujtojmë që ky projekt vjen pak ditë pas duetit që solli me MatoLalen, me të cilin bashkëpunoi dhe për këngën “Gips”. Sa i përket Eurovisionit, Ronela ka preferuar që të mos japë asnjë intervistë. Edhe pse nuk kaloi në finale, Ronela fitoi shumë fansa të huaj, të cilën e vlerësuan për energjinë që dha në skenë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!