Del në treg parfumi i rrallë me aromë proshute

schedule18:18 - 27 Qershor, 2022

schedule 18:18 - 27 Qershor, 2022

A e doni proshutën aq shumë sa dëshironi të nuhasni si ajo? Një kompani ka nxjerrë në treg një parfum me aromë proshute. Aroma, e quajtur Wright N°100, u lëshua të enjten për të festuar 100 vjetorin e markës. Adhuruesit mund ta vlejnë parfumin për 19.22 dollarë.

Menaxheri i markës, Cal Tharp tha se donin të krijonin diçka unike për 100 vjetorin e markës. Wright N°100 përmban gjithashtu aromë molle, druri dhe shurup panje. Parfumi është krijuar në bashkëpunim me Ann Gottlieb, e cila ka krijuar për Britney Spears, Victoria’s Secret dhe Calvin Klein.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!