Pushimet e yllit të Manchester City, Phil Foden janë trazuar nga një ngjarje aspak e këndshme që për fatin e tij të keq është kapur edhe nga kamerat.
Çifti kanë zgjedhur të pushojnë në një resort luksoz të Korfuzit. Teksa futbollisti po notonte, e dashura e tij Rebecca Cooke i ka kontrolluar telefonin, sipas dailymail. Por duket se ajo gjeti çfarë kërkonte dhe kjo ka sjellë një përplasje në mes të pushimeve mes çiftit.
Çifti, i cili ka dy fëmijë së bashku dhe shkoi me pushime me prindërit e Fodenit, Phil Snr dhe Claire, shihen duke u përcjellur jashtë ambienteve nga sigurimi.
Një dëshmitar okular pohoi se dëgjoi Rebecca-n t’i thoshte yllit të Man City: “Nuk mund të shkojmë askund sepse kjo ndodh gjithmonë”.
Pushuesi shtoi:
“Mendoj se kishte të bënte me femra të tjera. Ajo që dukej ishte se ai po refuzonte fotot. Gjithçka filloi atje poshtë në plazh. Ishte vërtet agresive.’
Një tjetër pushues pretendon se dëgjoi nënën e Fodenit, Claire, të thoshte se ajo ishte ‘lodhur nga dramat e saja’.
Foden iu bashkua ekipit të Man City në nëntor 2017 në moshën vetëm 17 vjeç dhe bëri debutimin e tij në Angli në një fitore 1-0 në Islandë në shtator 2020.
Gjatë udhëtimit, Foden dhe shoku i skuadrës Mason Greenëood u dërguan në shtëpi me turp pasi futën dy kushërira femra në hotelin e ekipit në kundërshtim me rregullat e Covid.
Një nga vajzat, grimerja Lara Clausen, pretendoi se ajo po flinte me Foden para se oficerët e sigurisë së ekipit anglez të hynin në dhomën e saj në orën 6 të mëngjesit duke kërkuar lojtarin./ h.ll/abcnews.al