Opozita kundërshton kompensimin 30% për ndërtuesit, Duma: Kompensoni edhe qytetarët për rritjen e çmimeve

schedule16:33 - 27 Qershor, 2022

schedule 16:33 - 27 Qershor, 2022

Opozita ka kërkuar sqarime të detajuara në lidhje me ndërtuesit që do të përfitojnë kompensim 30% për rritjen e çmimit të materialeve të ndërtimit.

Kjo ka shkaktuar debate të forta në mbledhjen e komisionit të shëndetësisë.

Kryetarja e këtij komisioni Grida Duma ka deklaruar se mbështetja financiare për rritje çmimesh duhet të shkoj për qytetarët në nevojë jo për persona me rekorde kriminale të cilët kanë në pronësi kompani ndërtimesh.

Por për zv.ministrin Ilir Bejtja kjo mbështetje është e rëndësishme për të vijuar projektet dhe do të realizohet vetëm për disa materiale.

Vendimi i qeverisë për kompensimin e ndërtuesve ka shkaktuar debate dhe është kundërshtuar edhe në komisione të tjera parlamentare.abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!