Klaudia Xhaferaj është nëna që humbi jetën bashkë me të birin mesditën e sotme në aksidentin tragjik në Berat.
Nënë e bir humbën jetën ditën e sotme, pasi makina me të cilën po udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi në lumin Osum.
Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes thonë për Abc se djali i vogël 6-vjeç kishte vigon në dorë, ndërsa dyshohet se para aksidentit fatal nënë e bir kanë qenë në spital.
Aksidente të ngjashme janë regjistruar të paktën edhe dy herë të tjera në Berat.
Për shkak të mungesës së mbrojtëseve anësore makinat kanë përfunduar në lumin Osum./abcnews.al/