“Të njëjtën gjë keni bërë ju në opozitë”, Vasili  : Është rritur hekuri 3 herë, por është rritur edhe vaji

schedule13:09 - 27 Qershor, 2022

schedule 13:09 - 27 Qershor, 2022

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka vënë në dukje mungesën e korrektësië së Komisionin e Punës, ndërsa ish-ministrja Anila Denaj ka propozuar të votohet shtyrja e vendimit në lidhje me aktin normativ “Për kompensimin financiar të çmimit për disa materiale ndërtimi, sipas përcaktimeve në kontratat publike për punë, si pasojë e situatës së veçantë, të krijuar në treg gjatë vitit 2022”.

Debati:

Vasili: Edhe mund të votohet edhe mund të rrëzohet propozimi juaj, por unë jam i detyruar t’ju kujtoj që ky parlament, komisioni përgjegëjs, në 32 vjet nuk ka ndodhur kurrë, komisioni jep vendimin pasi gjithë komisioni të japë mendimin. Sepse jemi jashtë çdo procedure, për turp, kjo vajti edhe në seancë plenare. Vota bën mrekulli, bën dhe hata, por kur ka proksimitet. Themi 6 miliardë, ja vajti 9 miliardë. Do themi duhet një akt shtesë?

Denaj: Nuk keni pse kapeni me gjëra jothelbësore.

Vasili: Nëse ju doni mos ta them edhe këtë mendim unë e lë.

Duma: Lëreni pra ta mbarojë.

Vasili: Votojeni, s’ka ndonjë vështirësi, por serioze nuk është.

Denaj: Ça po votojmë? Ne po votojmë shtyrjen.

Vasili: Anila s’ja marrim dot njëri tjetrit të drejtën për të folur.

Denaj: Po diskutojmë propozimin për shtyrje.

Vasili: Unë kam të drejtën të them edhe opinione. Kjo është një procedurë e rrënuar. Ne japim mendim pasi komisioni përgjegjës është shprehur.

Për këtë punë duhet një tjetër qasje. Nuk është punë mirëkuptimi, ne po kërkjmë korrektesë. Të njëjtën gjë që keni bërë ju kur keni qenë në opozitë.

Me të drejtë thotë zv/ministri është rritur hekuri 3 herë, por është rritur edhe vaji tre herë, është rritur karburanti, është fakt. Mirë e tha, ka masa mbështetëse, po në Maqedoni ka çmime më të ulëta. Kanë ndonjë shtet me të madh ata, kanë ndonjë buxhet më të madh? /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!