Akti normativ për kompensimin e çmimeve, Duma akuza zv/ministrit: Po avantazhoni njerëz me rekorde kriminale

schedule12:15 - 27 Qershor, 2022

schedule 12:15 - 27 Qershor, 2022

Ka vijuar debati në Komisionin e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësëisë, ku po shqyrohet akti normativ “Për kompensimin financiar të çmimit për disa materiale ndërtimi, sipas përcaktimeve në kontratat publike për punë, si pasojë e situatës së veçantë, të krijuar në treg gjatë vitit 2022”.

Kryetarja e Komisionit, Grida Duma ka pyetur zv/ministrin e Infrastrukturës, Ilir Bejtja a do të ketë rritje pagash nga ky akt, teksa vuri në dukje mungesën e mbështetjes për qytetarët.

Debati:

Duma: Sa përfitojnë të punësuarit nga ky akt normativ. A do ketë rritje pagash? Cilat paga, në çfarë norme dhe në çfarë mase?

Bejtja:  Nuk ka rritje pagash në këtë akt normative, kompensohen materialet kryesore bazë të kontratave publike. Ne nuk rrisim pagat. Rritjet e çmimeve të materialeve vendoset në treg.

Duma: Pra përfiton kontraktori e jo punëtori?

Bejtja: Përfiton kontrata.

Duma: Sa i përket çështjeve sociale, marrja e një vendimi selektiv do të dëmshpërblejë disa kompani të mëdha, pse ka një paketë vetëm për tenderat e jo për qytetarët?

Bejtja: Ky akt i referohet vetëm materialeve që janë pesha bazë në kontratat publike dhe në ndërmarrjet publike dhe nuk është vetëm për rindërtimin.

Duma: Sipas BIRN, 8 nga kompanitë që kanë përfituar tendera nga prokurimet e rindërimit janë me pronarë të inkrimunuar. Keni dijeni ju që po i avantazhoini?

Me ligjin e prokurimit të shtetit prokurohen shumë punë publike, po ata që merren me prokurime të tjera, preken në konkurrencë. Është marrë vendim nga Autoriteti i Konkurrencës për këtë? Këtë e duam zyrtarisht.

Bejtja: Për pjesën e inkriminimit duhet t’i drejtojmë pyetje prokurorisë.

Duma: Ua them unë, janë 8 në hetim nga prokuroria.

Bejtja: Unë nuk e kam këtë informacion.

Duma: Diferencat e çmimit pse nuk i kompesoni te qytetarët?

Bejtja: S’kam dëgjuar ndonjë nga këta qytetar të blej hekur dhe beton e të bëjë ndërtime.

Paketa jonë e mbështetjes së qytetarëve nga qenë e para në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kemi kompesuar të gjithë grupet në nevojë me një paketë sociale e cila ka dhënë shpërblim direkt në pensione. Fatura e parë që përballon buxheti i shtetit është 38 miliardë lekë, 7-8% e buxhetit total. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!