Lija e majmunëve po përhapet me shpejtësi në shumë vende të botës. Duke folur për këtë virus, eksperti i shëndetit publik në Britani, Laidon Shapo tha se është shqetësuese për grupe të caktuara të popullatës.
“Lija është shqetësuese dhe për ta ndjekur OBSH. Është shqetësuese për grupe të caktuara të popullatës. Në Britani janë rritur me 37% rastet në dy javë. Grupet më të prekur janë homoseksualët. Kjo nuk është sëmundje seksualisht e transmetueshme, por rruga që transmetohet lija e majmunit është ajo përmes kontaktit seksual. Vetëm 5 femra kanë qenë të prekur deri tani. Të tjerët nga 800 e ca të prekur këtu janë meshkuj”, tha ai.
Shapo shpjegoi se simptomat janë temperatura, skuqja dhe flluskat në lëkurë. “Shenja e parë përveç skuqjes, janë flluskat në lëkurë dhe temperatura”, tha ai.
Ndërkohë që Shqipëria është pajisur me teste për diagnostikimin e lisë së majmunit, Shapo tha se është bërë mirë, pasi rastet në rajon janë rritur. Eksperti sqaroi se nuk kemi të bëjmë me pandemi, por personat e infektuar duhen izoluar.
“Shqipëria i ka marrë testet sepse gjendja në rajon është e tillë. rastet janë në rritje. Është shumë interesante sesi po ecën. Këtu nuk flasim për pandemi, nuk ka shans, por këto grupe vazhdojnë të jenë në risk. Tek këta persona kërkohet që të mos kryejnë marrëdhënie seksuale për tetë javë. Vaksina në javën e parë të simptomave ndihmon.
Në Shqipëri rreziku është minimal për momentin. Duhet të kemi një gjurmim, të dimë ku i kemi grupin e personave homoseksualë”, tha ai. g.v/abcnews.al