Ne ish-burgun politik të Fishtes ne Lezhe u ekspozuan portretet prej druri te personaliteteve shqiptare qe bene historine e kombit. Autori i kesaj ekspoziteme titull “Gjama”, Nagip Tashi, nje shqiptar qe jeton ne Serbi donte qe veprat e tij ku jane perdorur 30 mijë copa druri te udhetonin edhe ne vendlindjen e Fishtes.
Fahrie Hoti, ishte nje prej personazheve qe u vendos perballe portretit te saj dhe ndjesia e marre ishte e jashtezakonshme pasi renditej me figura qe historia ka folur gjate. Te tjere vizitore te saj, admiruan portretet e 18 personazheve duke ju shfaqur kombin me vlerat e tij me te mira.
Mikepritesi i kesaj ekspozite, Altin Prenga, tha se deshira e tij eshte kultivimi i artit dhe shijes edhe aty ku ka rene harresa, ndaj edhe eshte perdorur ish-burgu politik i Fishtes. Kjo ekspozite do te qendroje e hapur për 10 dite me radhe ne Fishte te Lezhes, duke e zhvendosur artin pertej qendrave te qyteteve. /abcnews.al/