Ministrat e G7 mblidhen sot në Bavari, çfarë ka ndodhur deri më tani

schedule16:34 - 26 Qershor, 2022

schedule 16:34 - 26 Qershor, 2022

Siç kemi raportuar, lufta në Ukrainë ka qenë në krye të agjendës ndërsa liderët e disa prej vendeve më të fuqishme të botës janë mbledhur sot në Gjermani, sipas BBC.

Tema kryesore në samitin e G7 është pushtimi i Rusisë dhe ndihma për Ukrainën. Udhëheqësit pritet të premtojnë mbështetje të mëtejshme ushtarake për Kievin dhe të vendosin më shumë sanksione ndaj Moskës.

Kancelari Olaf Scholz, tha se uniteti mbi Ukrainën ishte mesazhi i qartë i G7 për presidentin rus Vladimir Putin.

-Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson ka bërë thirrje që Perëndimi të vazhdojë të mbështesë Ukrainën dhe të jetë i sinqertë në lidhje me vështirësitë që mund të hasin kombet e tyre.

-Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka bërë thirrje për unitet – si në G7 ashtu edhe në NATO përballë pushtimit të Rusisë.

-Johnson dhe presidenti francez Emmanuel Macron kanë rënë dakord se konflikti në Ukrainë është në një moment kritik, me një “mundësi për të kthyer valën në luftë”, sipas Downing Street.

-Vendet e G7 “ndajnë të njëjtat synime – të shkurtojnë oksigjenin nga makina e luftës ruse, duke u kujdesur për ekonomitë tona”, tha Charles Michel, president i Këshillit Europian.

-Mbretëria e Bashkuar, SHBA, Kanadaja dhe Japonia do të ndalojnë importet e arit rus në një përpjekje për të goditur aftësinë e Moskës për të financuar luftën, dhe Biden sugjeroi se anëtarët e tjerë të G7 – Franca, Gjermania dhe Italia  do të ndiqnin të njejtin shembull.

/abcnews.al