Rusia dhe Kina organizuan një stërvitje të përbashkët ushtarake ku për herë të parë u përdorën raketa me rreze të shkurtër. Analistët theksojnë se kjo është provë më shumë për faktin se vendet po përforcojnë bashkëpunimin ushtarak dhe politik
Ka nga ata që shohin një reagim ndaj tensioneve tregtare mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës. Por dhe vendosjen e sanksioneve amerikane dhe evropiane ndaj Rusisë. Fakt është se stërvitja e re e përbashkët mes Rusisë dhe Kinës jep gjithnjë e më shumë idenë e një aleance mes dy vendeve, fillimisht aleatë, më pas armiq dhe më pas sërish partner të privilegjuar, anti-amerikanë
Vitrina e ekuilibrave të rinj është stërvitja e përbashkët në ujërat e Kinës Lindore, ku marrin pjesë marinat e të dyja vendeve, të ndara në dy skuadra: ajo e blu dhe e kuqe.
Stërvitja parashikon një aksion të përbashkët mbrojtjeje ajrore, i cili përfundon, me shoqërimin e një anijeje tregtare nëpërmjet një zone që kërcënohet nga avionë lufte. Më pas është dhe rrëzimi i droneve me një seri raketash me rreze të shkurtër.
Kjo është hera e parë që të dyja vendet përdorin raketa me rreze të shkurtër në një stërvitje të përbashkët. Stërvitja u drejtua nga të dy komandot, të cilët diskutuan për tema strategjike si aplikimi forcës dhe pushtetit të zjarrit, shenjë e një bashkëpunimi ushtarak dhe politik gjithnjë e më i ngushtë./ABC News Albania 24/7