Ka ndërruar jetë në spital shoferi i motorit, 40 vjeçari i cili u përplas me betonieren në afërsi të TEG-ut.
Ngjarja ndodhi pasditen e sotme, 25 qershor, rreth orës 15:40.
Erald Qafa (Totilla) duke drejtuar motomjetin e tij është përplasur me një mjet (betoniere) me drejtues shtetasin A. H., 41 vjeç.
Lexo edhe: Aksident në Tiranë, motori përplaset me betonieren, 40-vjeçari përfundon në spital
40-vjeçari u dërgua menjëherë në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./Abcnews.al/