Duke folur “BFM TV”, ylli i PSG-së, Kylian Mbappe foli për sezonin e ardhshëm dhe objektivin e ekipit francez në Champions League.
“Champions League me PSG është një objektiv i qartë. Është ajo që duam, por ka një rrugë për të marrë.
Para së gjithash, ne duhet të jemi fitues në nivel kombëtar, sepse në dy vitet e fundit nuk kemi qenë. Unë golashënuesi më i mirë në historinë e klubit? Mund të ndodhë, do të ishte e mrekullueshme”, është shprehur Mbappe./ h.ll/abcnews.al