Katër muaj luftë, Zelensky: Gjithçka ndryshoi për Ukrainën, por jo botëkuptimi ynë

schedule14:23 - 24 Qershor, 2022

schedule 14:23 - 24 Qershor, 2022

Teksa Ukraina shënon katër muaj që nga fillimi i pushtimit rus, presidenti Volodymyr Zelensky ka thënë se mënyra e jetesës për kombin e tij ndryshoi.

Në një mesazh në kanalin e tij zyrtar në Telegram, Zelensky tha se rruga ndryshoi, por qëllimi mbetet i njëjtë.

“Gjithçka ndryshoi për Ukrainën katër muaj më parë. U bëmë një vend me çizme ushtrie. Një vend në tanke, avionë, anije. Një vend në llogore dhe strehimore. Mënyra jonë e jetës ndryshoi, por jo botëkuptimi ynë. Rruga në të cilën po shkojmë drejt qëllimit ndryshoi, por qëllimi mbeti i njëjtë”, tha Zelensky.

Ne po luftojmë për lirinë dhe tokën tonë. Ne po luftojmë për të ardhmen e fëmijëve dhe nipërve tanë, për jetën dhe mundësinë e tyre për të ndërtuar një Ukrainë të re”, përfundoi mesazhin e tij presidenti ukrainas. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!