Çfarë do të rrëfejë tjetër? Merret sërish në pyetje “killeri” Henrik Hoxhaj, SPAK “shtrydh” bashkëpunëtorin e Dumanit

schedule11:56 - 24 Qershor, 2022

schedule 11:56 - 24 Qershor, 2022

Henrik Hoxhaj, tashmë i penduar i drejtësisë, është marrë sërish në pyetje nga SPAK.

Hoxhaj është shoqëruar nën masa të rrepta sigurie për shkak të statusit në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

I penduari i drejtësisë, do të pyetet nga prokurorët mbi krimet e rrëfyera prej tij dhe bashkëpunëtorit tjetër të drejtësisë, Nuredin Dumani.

Henrik Hoxhaj, së bashku me Nuredin Dumanin, treguan disa nga ngjarjet kriminale më të rënda të dekadës së fundit./Abcnews.al/