Kevin Haveri, mbrojtësi shkodran që u ftua nga Shqipëria në miqësoren kundër Estonisë, mund të transferohet në Serie A.
Haveri ka spikatur në Serie D me skuadrën e Rimini, që u ngjit një ligë më lart edhe falë kontributit të mbrojtësit të majtë.
Tashmë emri i Haverit lakohet për një kalim te Hellas Verona, ku vitet e fundit shpërthyen Amir Rrahmani dhe Marash Kumbulla, që u shitën për 45 milionë euro. / abcnews.al