Nicolo Zaniolo shënoi golin që i dha Romës trofeun e Conference League, një trofe që mundonte prej vitesh të verdhekuqtë.
E ardhmja e lojtarit te Roma është ende e paqartë, pasi palët akoma nuk kanë rinovuar kontratën, ndërsa edhe ofertat për futbollistin nuk mungojnë. Milan dhe Juventusi janë aty pas dere duke pritur të përfitojnë nga situata.
Megjithatë ofertat e tyre nuk i përligjnin pritshmëritë që kishin drejtuesit e Romës, të cilët kanë kërkuar një shifër nga 50 deri në 55 milionë euro.
Në këto kushte Jose Mourinho kërkonn që lojtari të vazhdojë të jetë pjesë e Romës dhe iu ka bërë kërkesë drejtuesve të punojnë për këtë çështje, pasi dhe dëshira e vetë lojtarit është të qëndrojë te verdhekuqtë.
Rinovimi pritet që të konkretizohet në shtator, ndërsa vetëm ndonjë ofertë e parezistueshme do të bënte që situata të ndryshonte, pasi dëshira e trajnerit por edhe e vetë lojtarit është që të vijojë bashkëpunimin te Roma. 22-vjeçari është pjesë e Romës nga edicionin 2018-2019. /f.a/abcnews.al