Ua jepte të afërmve, gruaja në Korçë i vjedh bashkëshortit rreth 24 mijë euro, ai e zbulon dhe e çon prapa hekurave

schedule09:46 - 23 Qershor, 2022

schedule 09:46 - 23 Qershor, 2022

Një 41-vjeçare është arrestuar nga policia në Korçë pasi i vidhte lekët bashkëshortit të saj. Ky i fundit ka bërë denoncim në polici duke treguar se i ishin vjedhur një sasi lekësh prej gati 28 milion të vjetra.

Nga hetimet e kryera, policia ka arrestuar bashkëshorten me inicialet A.N, pasi ajo i vidhte lekët për t’ua dhënë të afërmve të saj. Ngjarja është rregjistruar në fshatin Voskopojë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetases A. N., 41 vjeçe, banuese në fshatin Voskopojë, Korçë, pasi dyshohet se ka vjedhur në banesën bashkëshortore, në fshatin Voskopojë, Korçë, një shumë të konsiderueshme parash, një pjesë e të cilave u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!