Pas akuzave ndaj Bullgarisë dhe Bashkimit Europian për një refuzim të mundshëm të hapjes së negociatave, kryeministri Edi Rama, nuk i ka kursyer edhe ironitë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama ka publikuar një foto me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, ku shihen të dy të buzëqeshur.
Foton Rama e ka shoqëruar me një shkrim, duke iu referuar dramës ‘Duke pritur Godonë’, shprehje kjo e përdorur edhe herë të tjera nga i pari i qeverisë për pritjen e gjatë për çeljen e negociatave.
‘Ende po prisni Godonë? Jo, ne jemi mësuar me këtë shfaqje dhe jemi më shumë se kurrë të përkushtuar që të shtyjmë përpara modernizimin e vendeve dhe rajonit tonë me frymën e palëkundur evropiane.’- shkruan Rama./abcnews.al