“Eksportet në Gjyq” kjo ka qenë tema e kësaj të mërkure në “Bardh a Zi” në abc të moderuar nga Ornela Gaçe dhe Erion Kristo.
Të ftuar për të folur për këtë temë, ishin përfaqësues të mazhorancës si dhe ekspertë dhe fermerë.
Të pyetur nëse në Shqipëri ka më shumë eksporte apo importe, palët ishin të ndara në “gjyq”, pasi për biznesmenin Sokol Kraja dhe përfaqësuesin e fermerëve Eduart Sharka, importet po dominojnë tregun, gjë që mbetet shqetësuese për ekonominë vendase.
Por për zv.Ministrin e Bujqësisë Enio Civici dhe deputetin socialist importet dhe eksportet po ecin paralelisht, pasi ka mallra që zënë më shumë vend në importe se në eksporte.
Civici tha se qeveria ka krijuar masa lehtësuese për eksportet.
Pjesë nga diskutimi:
Gaçe: Nga anon balanca nga eksportet apo importet?
Kraja: Ne importojmë dy herë më shumë.
Gaçe: A ka statistika rritja e eksporteve?
Civici: Po ka?
Gaçe: Prodhimi vendas i ka lehtësuar eksportet?
Çela: Jo të gjithë gjërat janë eksportet më shumë importe më pak, kështu e ka jeta.
Gaçe: Vetëm me domaten?
Çela: Edhe me trangullin, edhe me rrushin, edhe me specin.
Gaçe: Akuza e parë?
Sharka: Ka lidhje me shifrat e eksportit se ne kemi dyshime se shifrat e qeverisë nuk janë të vërteta, sepse nuk i gjejmë transparente në asnjë vend., Nga kontaktet direkte, deklarojnë ulje të eksporteve.
Gaçe: Nga ana e ministrisë Enio thuhet se ka rritje të eksportit?
Sharka: Ministria e Bujqësisë nuk mund të dalë me shifra zyrtare se to dalin nga doganat dhe Instituti i Statistikave.
/Abcnews.al/