Perëndimi po përhap gënjeshtra për krizën globale të ushqimit, sipas Rusisë. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, tha se kriza ushqimore është nxitur për shkak të sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë nga vendet perëndimore, të cilat kanë rritur çmimin e grurit, vajit të gatimit, plehrave dhe energjisë, sipas skynews.
Zakharova u tha gazetarëve në Moskë se është e tronditur nga deklaratat perëndimore se Rusia është fajtore për krizën.
“Janë gënjeshtra– akuza të tilla janë gënjeshtra të plota”, tha ajo.
“Pra, Perëndimi ka arritur të furnizojë me armë Ukrainën, por për ndonjë arsye apo tjetër, nuk ka mundur të nxjerrë grurin nga Ukraina?”
/abcnews.al