Bullgaria drejt heqjes së vetos për Maqedoninë e Veriut, Varhelyi: Vendim historik

schedule11:39 - 22 Qershor, 2022

schedule 11:39 - 22 Qershor, 2022

Bullgaria ka vendosur që të heq veton që pengonte çeljen e negociatave për Maqedoninë e Veriut, rrjedhimisht edhe për Shqipërinë.

Menjëherë pas këtij vendim, ka pasur një reagim edhe Komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi.

“Falënderojmë liderin e opozitës Borisov për marrjen e një vendimi historik për Evropën dhe për pranimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut bazuar në propozimin francez që lejon vazhdimin me hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut. Ne presim që qeveria t’i bëjë propozimet e nevojshme Parlamentit sot në mënyrë që Evropa të mund të ecë përpara”, ka shkruar Varhelyi.

Ishte ish-kryeministri bullgar, njëkohësisht dhe kreu i opozitës, Boyko Borisov i cili tha se 59 deputetët e tij do të votojnë pro propozimin për t’i hapur rrugën hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“I kam kërkuar deputetëve të GERB-it, nëse më besojnë, ta mbështesin propozimin, nëse Petkovi trembet, do të jenë 59 deputetë për t’i dhënë dritën jeshile Maqedonisë dhe Shqipërisë. Siç premtova, të shtunën lexuam tekstet për kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut. Unë besoj në Macron dhe KE, deri më tani gjithçka e mirë që ka ndodhur është falë BE-së”, shtoi Borisov.

/abcnews.al/