Billie Eilish ka deklaruar se më mirë të vdesë sesa të mos ketë fëmijë në të ardhmen. Gjatë një interviste për Sunday Times, ylli 20 vjeçar i muzikës pop shpjegoi se gjithmonë dëshironte të kishte fëmijë dhe se të bëhej prind ishte një nga qëllimet e saj kryesore në jetë.
Megjithatë, ajo pranoi se frikësohet se do të ndihet në ankth ndërsa përpiqet të rrisë fëmijët e saj. Këngëtarja e “Bag Guy” vazhdoi duke thënë se ishte e frikësuar për mangësitë e mundshme që do të përjetonin fëmijët e saj të ardhshëm. “Më mirë do të vdisja [se sa të mos kisha fëmijë]”, tha ajo.
“Unë kam nevojë për ta. Sa më shumë rritem, aq më shumë i përjetoj gjërat, thjesht mendoj, uf, çfarë do të bëj kur fëmija im të mendojë se kjo është gjëja e duhur që duhet bërë dhe unë them ‘jo nuk është’ Dhe ata nuk do të më dëgjojnë mua”, tha ajo.
/abcnews.al