Bulqizë, mbi 80 persona në spital, dyshohet helmim nga uji

schedule11:45 - 5 Maj, 2019

schedule 11:45 - 5 Maj, 2019

Në spitalin e Bulqizës është rritur ndjeshëm numri i banorëve që kanë pasur shenja helmimi. Megjithatë, priten analizat përfundimtare për të përcaktuar çfarë ndodhi me banorët e këtij qyteti.

Më shumë se 80 persona kërkuan ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës. Të rritur dhe fëmijë dyshohet se janë helmuar. Dhimbje barku, të vjella dhe dhimbje koke. Shkak mund të jetë bërë uji i pijshëm

Doktori: “Nuk di të them me siguri, por di të them se të gjithë vijnë nga qyteti i Bulqizës, lagjia e vjetër”

Pacienti: “Helmim, shenja; më përzihej, me vjellë, bark”

E mitur: “Më përzihej”.

Banor: “Probleme me ujin nuk kemi patur, por dy ditët e fundit uji nuk pihet, nuk është ai ujë që ishte ka shije të keqe”.

Sa u përhap lajmi që helmimi ka ndodhur nga uji i pijshëm i qytetit, banorët kanë vrapuar ta blejnë atë në dyqane.

Shitës: “Është shit uji krejt, një vit ka që nuk lëviz tregu, është prish puseta a ku di unë ça dreqin ka bërë vaki andej sipër”.

Megjithate, drejtori i Ujësjellësit, Nedion Muça nuk e ka pranuar se shkak i këtij helmimi masiv është uji i pijshëm. Ai tha se duhen pritur rezultatet e analizave pas 48 orësh.

/ABC News Albania 24/7

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!