“Hakmarrja” mediatike e Rusisë, bllokohet faqeja e internetit e gazetës britanike

schedule11:46 - 21 Qershor, 2022

schedule 11:46 - 21 Qershor, 2022

Faqja e internetit e gazetës britanike “The Telegraph” është bllokuar në Rusi, tregojnë të dhënat nga rregullatori shtetëror Roskomnadzor.

Masa vjen pas një kërkese të prokurorit të përgjithshëm të Rusisë, raporton Al Jazeera.

Që nga dërgimi i trupave në Ukrainë në shkurt, Rusia ka goditur mbulimin mediatik të konfliktit, duke vendosur dënime me 15 vjet burg për gazetarët që përhapin qëllimisht lajme “të rreme” për atë që ajo e quan “operacioni i saj special ushtarak” në Ukrainë.

Faqet në internet të mediave të tjera britanike dhe jo vetëm janë bllokuar gjithashtu, ndërsa janë sanksionuar edhe disa gazetarë britanikë. /abcnews.al