PSG nuk ndalet, pasi klubi parizien mendon t’i prishë punë çdo skuadre të mundshme kur bëhet fjalë për lojtarë cilësorë që mund t’i transferojnë në Paris.
Sipas “Footmercato” raportohet se PSG është në kërkim të një sulmuesi për të formuar një dyshe të fortë me Kylian Mbappe dhe drejtuesit po marrin në konsideratë edhe Robert Lewandowskin, e ardhmja e të cilit vazhdon të jetë pezull.
Në këtë mënyrë klubi parizien mund t’i prishë punë Barcelonës, edhe pse kjo e fundit është shumë afër transferimit të Lewandowskit në “Camp Nou”, por ndër vite jemi mësuar se në merkato surprizat mund të ndodhin. /f.a/abcnews.al