Vizita e kryeministrit Edi Rama në Kosovë dhe mbledhja e dy qeverive si dhe marrëdhëniet me kryeministrin kosovar, Albin Kurti, ishte tema e dytë e diskutuar në “Log.” në abc të gazetarit Endri Xhafo.
Të ftuar për këtë temë ishin analistët, Lorenc Vangjeli, Mentor Nazarko dhe Neritan Alibali.
Për të tre analistët ajo që tërheq vëmendjen është projekti hekurudhor Tiranë-Prishtinë, i cili është i një rëndësie të veçantë.
Pjesë nga diskutimi:
Alibali: Është një projekt i cili krijon një lidhje mes Shqipërisë dhe Kosovës. Por duhet parë dhe fakti se pavarësisht se Rama e vuri në qoshe të ringut Albin Kurtin, duhet analizuar pozicioni i Kosovës në raport me të gjitha zhvillimet aktuale, që unë mendoj se ka ardhur në momentin e ekspansionit të politikës së Jashtme shqiptare për të konsoliduar Ballkanin e Hapur. Mendoj se Rama nëpërmjet instrumenteve të Ballkanit të Hapur ju hodhi dorashkën Kurit dhe qeverisë së Kosovës, ku tha se do heqë doganat për biznesin kosovar, por duhet të dimë se bilanci tregtar mes Shqipërisë dhe Kosovës është negativ për Kosovën. Prandaj projekti duhet studiuar me kujdes për të mbrojtur bisnesin shqiptar nga ekspansioni ekonomik i Serbisë.
Xhafo: Rama hoqi në mënyrë të njëanshme tarifat doganore. Kërkoi që të hiqet kontrolli në pikat e kufirit, por kjo do ndodhë vetëm gjatë fundjavës. Por nga ana tjetër Berisha tha se nuk shkoi me dënimin e gjenocidit serb, ndërkohë që ofroi alternativë të vetën, që janë heqja e tarifës së “rrugës së Kombit” dhe dënimin i gjenocidit serb?
Nazarko: Jo për kompetencën, por Berisha nuk ka asnjë kapitull me këtë marrëdhënie. Berisha bëri disa demonstrime që tregojnë atë që ai nuk ka bërë në marrëdhënie me Kosovën. Në lidhje me atë të ashtuquajturën dyshtetësi, ai ka gënjyer disa herë. Çështja e dyshtetësisë, çështja e lëvizjes së lirë, lidhet me një moment kyç që është çështja e liberalizimit të vizave. Për shkak të nevoja urgjente që ka Kosova, izolimi unik, ajo ka të nevojshme që të tregojë se në kufijtë e saj ka rreptësi për kontroll. Sa i takon leximit të tërë vizitës, dua të them se çështja e Ballkanit të hapur e ka dominuar sjelljen e Ramës, ai u përpoq t’i bënte një lloj rrethimi zotit Kurti, si në vizitën në familjen e zotit Thaçi, si në takimin e prezantimit të librit të zotit Hoxhaj. Por dua t’i jap një kredit Kurtit, nëse ai do të ndiqte një pjesë të atyre zërave që kanë ndikim, që me këtyre dy shteteve të ketë ndarje, mund të thoshte se mund ta shtyjmë këtë vizitë, e të thoshte që Rama do Vuçiçin. Por fakti që nuk e shtyu tregon një sjellje të vetëpërmbajtur. E gjithë vizita ndikoi pozitivisht në marrëdhëniet mes dy popujve.
Xhafo: Rama kopje e vetvetes edhe në Prishtine, qoftë edhe në drejtimin e një mbledhje kishte protokoll?
Vangjeli: Stili është vetë njeriu dhe njeriu është stili që pamë i Ramës dhe nuk ndryshon. Thelbi i kësaj dite të mbarë, ndahej në 3 lajme të veçante dhe një tjetër që e shoqëronte. Na bëri përshtypje përdorimi i fjalës vlla, dukej sikur edhe Rama dhe Kurti të vetmin qëllim kishin tu rrëfenin të gjithë njerëzve që ata janë shumë afër, donin t’i dëshmonin të gjithëve që ata i bashkon gjaku. Nxituan shumë të përdorin fjalën vlla, por kjo nuk është e vërtetë. Vlla ishte dhe Kaini me Abelin, kjo nuk i ndaloi të bëjnë atë që bëjnë duke na bartur dyshimin e marrëdhënies vëllazërore prej shekujsh. Albinin e kanë dashur edhe pa e njohur në Tiranë për hir të urrejtjes ndaj Ramës, të njëjtën gjë ka bërë edhe Rama në Prishtinë. Në Ballkan roli i individit është i jashtëzakonshëm, në vendet si Shqipëria dhe Kosova, motin e bëjnë individët e fortë. Ju shikoni ministrat por ata shihni shefat e tyre. Ne kemi nevojë që liderët mos ishin vëllezër por thjeshtë të bënin detyrën e tyre, aq më tej kur kapërcejmë edhe kufirin dhe vlerësojmë vlla edhe Vuçiçin. Vëllazëria mes Ramës dhe Vuçiçit e dinë të dy se vëmendja e Uashingtonit në Ballkan zgjat vetëm pak sekonda, kjo është arsyeja. E një rëndësie të veçantë është hekurudha, do të ishte projekti parësor që bashkon Tiranën me Prishtinën. Rruga e Kombit na bëri të afrohemi shumë me njëri-tjetrin. Sot jam nga të paktët shqiptarë që sot mendoj dhe e them me bindje që ato janë paratë që populli shqiptar ka shpenzuar më mirë se çdo gjë tjetër. E treta është Sali Berisha që flet për dyshtetësinë taksën e rrugës, në të dyja rrethanat nuk flet për atë që do të ndodhë vërtetë, e para se e di që s’do jetë më në ekzekutiv, por e di dhe që se bën dot një gjë të tillë. Të kërkosh të dhurosh atë që nuk e ke e bën kushdo. U fol dhe për një libër i cili është promovuar në Shqipëri, ish-ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj ka bërë një libër të shkëlqyer për atë që po ndodh në Ukrainë, dhe që po na tregon ne se politikanët shqiptarë flasin shumë dhe bëjnë pak. Jo për të thënë se çfarë ndodh në kufirin më lindor të Europës, por si ta kuptojmë ne atë që po ndodh atje.
/Abcnews.al/