Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian do të diskutojnë mënyrat për të eksportuar miliona tonë drithë që janë bllokuar në Ukrainë pas mbylljes së portit rus të Detit të Zi në një takim që do të mbahet sot në Luksemburg, sipas The Guardian.
Ukraina është një nga furnizuesit kryesorë të grurit në botë, por dërgesat e saj me drithëra janë bllokuar dhe më shumë se 20 milion ton janë bllokuar në kapanone që kur Rusia pushtoi vendin dhe bllokoi portet e saj
BE-ja mbështet përpjekjet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të ndërmjetësuar një marrëveshje për të rifilluar eksportet detare të Ukrainës në këmbim të lehtësimit të eksporteve ruse të ushqimit dhe plehrave, por kjo do të kishte nevojë për miratimin e Moskës.
Turqia ka marrëdhënie të mira me Kievin dhe Moskën dhe ka thënë se është e gatshme të ruajë një rol ndërmjetësues në rast të një marrëveshje. Është e paqartë nëse BE-ja do të përfshihej në sigurimin ushtarak të një marrëveshjeje të tillë.
Nëse do të ketë nevojë në të ardhmen për shoqërimin e këtyre anijeve tregtare, kjo është një pikëpyetje dhe nuk mendoj se jemi ende atje”, tha një zyrtar i BE-së.
/abcnews.al