Dean Saunders, ish-sulmuesi i Liverpool, ka reaguar pas lajmeve për kalimin e Sadio Mane te Bayern Munich. Britaniku e shikon si një lëvizje jo të mirë të senegalezit.
“Nuk kam asgjë kundër Bayernit, është një klub i madh, por kampionati gjerman nuk është aspak sfidë për Mane”.
“Do të shënojë gola, do të fitojnë 5-0 çdo javë, vetëm një ekip mund ta fitojë Bundesligën. Kjo nuk është sfidë”.
Mane do të ulet në kolltukun e tij, do të ndezë një puro, do të luajë për Bayernin me marshin e tretë do të shkatërrojë dy vitet më të mira të jetës së tij si futbollist”. / abcnews.al