Mes mosmarrëveshjeve për “Sunny Hill”, Dua Lipa dedikim babait të saj: Legjendë absolute

schedule18:05 - 19 Qershor, 2022

schedule 18:05 - 19 Qershor, 2022

Sot është “Dita e Baballarëve”, një festë jo shumë e njohur në vendin tonë. Megjithatë, urimet në rrjetet sociale nuk kanë munguar.

Mes shumë të famshmve që e kanë uruar, është edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e cila ka publikuar në Instagram një foto të para shumë viteve. Ajo shfaqet në krahët e të atij dhe ka shkruar: “Gëzuar ditën e baballarëve legjendë absolute. Të dua!”.

Më pas, Dua ka ndarë një tjetër foto krah të atit të realizuat gjatë pushimeve të vitit të kaluar.

Kujtojmë që këngëtarja bashkë me babain e saj, Dukagjin Lipa kanë qenë në qendër të mediave rozë ditët e fundit, pasi zhvendosën festivalin “Sunny Hill” nga Prishtina në Tiranë. Babai i Duas fajësonte për këtë qeverinë e Kosovës, e cila nuk përmbushi pikat e kërkuara./abcnews.al