Ousman Dembele vazhdon të jetë në “ajër” për të ardhmen e tij, pasi lojtari dëshiron qëndrimin në “Camp Nou” por akoma mes palëve nuk ka marrëveshje për rinovimin e kontratës.
Sulmuesi herë pas here i dërgon Barçës mesazhe “dashurie” në lidhje me të ardhmen e tij, si “Jam mirë në Barcelonë”, apo mesazhi për një kalim të mundshëm te Chelsea “Janë thashetheme”.
Por asnjëra palë, ask klubi dhe as vetë agjentët e lojtarit nuk kanë pohuar asnjë largim nga blaugranat, por përsëri e ardhmja e tij mbetet pezull.
Ndërsa te Barça kanë filluar të mendojnë edhe zëvendësuesin e sulmuesit francez në rast të largimit të tij të mundshëm, teksa kërkojnë nga Leeds United, Raphinhas. Skuadra angleze për lojtarin e saj kërkon jo më pak se 55 milionë euro me katalanasit që duhet të shqyrtojnë situatën për të bërë një zgjedhje të mirë që të mos rëndojë në arkat e klubit. /f.a/abcnews.al