Teuta ka zyrtarizuar largimin e mesfushorit Florent Avdyli. Ai ishte larguar në verë drejt Prishtinës dhe u kthye pas gjashtë muajsh, por pa mundur të lërë gjurmë.
“KF Teuta njofton për ndërprerjen e bashkëpunimit me mesfushorin Florent Avdyli. Florent Avdyli, nuk do të jetë më pjesë e skuadrës blu.
KF Teuta falënderon mesfushorin Florent Avdyli për kontributin e tije me fanelën e Teutes, duke iu uruar shumë fat dhe suksese në vazhdim të karrierës”, njofton klubi durrsak. / abcnews.al