Pasioni për auditorin, e ktheu sërish atje ku për 60 vite edukoi breza e breza të tërë. 80-vjetorin e lindjes, profesor Vehbi Hoti zgjodhi ta festoje pranë miqve dhe kolegëve të Universitetit të Shkodrës Luigj Gurakuqi. Për të ishte organizuar konferenca “Jehonë Auditoresh”.
Rektorja e Universitetit të Shkodrës, Suzana Golemi, u ndal te kontributi që Profesor Vehbi Hoti i ka dhënë arsimit.
Vehbi Hoti lindi në qytetin e Shkodrës në vitin 1942. Më 1965 u diplomua në Universitetin e Tiranës në degët Biologji-Kimi dhe Pedagogji – Psikologji.
Në shkurt të vitit 1966 u transferua si pedagog në Institutin e Lartë Pedagogjik Shkodër sot i Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Krahas veprimtarisë së mësimdhënies, ai u përkushtua punës studimore dhe veprimtarisë botuese. /abcnews.al/


