Deputetja e PS-së Eglantina Gjermeni e ftuar në “Mbrëmje Ide”, është shprehur se opozita po humbet një shans të madh duke mos marrë pjesë në garën e zgjedhjeve të 30 Qershorit.
“Në protesta janë parë më shumë militantë të dy krerëve të partive opozitare sesa qytetarë. Nëse flasim për qytetarë sigurisht kur të jetë fjalë për të votuar do jenë ata që do të shprehin vullnetin e tyre. Besoj se opozita po humbet një shans të madh duke mos morë pjesë në zgjedhje. Sepse mbështetësit e tyre nuk do kenë mundësi që të votojnë dhe të shprehin vullnetin e tyre me votë.
Nuk besoj shumë tek skenari që do të pengohen zgjedhjet dhe nuk do lihen njerëzit për të votuar. Qytetarët shqiptarë nuk janë më ata të viteve ‘90 apo të ‘97. Qytetarët nuk mund të shkojnë dot më verbalisht pas partive në pushtet.
Afati por t’u regjistruar është më data 11Maj, por do shtyhet kjo datë pasi i bie e shtunë. Ju thatë se është një parti opozitare Bindja Demokratike dhe opozita që është në Kuvend. Do jetë një garë por jo gara që do të kishim dëshiruar, por është nja garë mazhorancë me partitë opozitare. Ne do të luftojmë për të marrë maksimumin”, tha Gjermeni./abcnews.al