Nga data 20 qershor, shqiptarët që jetojnë në Irlandë dhe Kanada mund të marrin shërbime për dokumente biometrike, pasaporta dhe letërnjoftime elektronike pranë ambasadave shqiptare në këto shtete.
Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi në “Facebook”, ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka.
Postimi i plotë:
Një lajm i mirë për qytetarët shqiptarë që jetojnë në Irlandë dhe Kanada .
Duke filluar nga data 20 qershor, Ambasada Shqiptare në Londër në Bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe Kompaninë Aleat, do të fillojë ofrimin e shërbimeve konsullore për shqiptarët që jetojnë në Irlandë .
Gjithashtu, nga 27 qershori, për herë të parë Ambasada Shqiptare në Kanada do të fillojë të ofrojë shërbime për dokumente biometrike , pasaporta dhe letërnjoftime elektronike.
MEPJ synon që me anë të projekteve të tilla të lehtësojë edhe më shumë jetesën e qytetarëve shqiptarë, kudo që ata ndodhen jashtë vendit. /abcnews.al