Kohët e fundit krerët e dy vendeve Greqi- Turqi kanë bërë deklarata të forta ndaj njëri-tjetrit duke hedhur akuza për shkelje të marrëveshjeve Ankara-Athinë.
Këtë herë kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis u shpreh pozitiv ndaj Turqisë, duke thënë se është e domosdoshme që dy vendet të mbajnë kanale të hapura.
Nga Qipro Mitsotakis tha se dy vendete duhet të ulen dhe të dialogojnë për të zgjidhur problemet midis tyre, shkruan To Vima.
Ndërkohë më herët, presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan bëri deklarata të forta në lidhje me raportet e Turqisë dhe Greqisë, në një kohë të tensionuar mes dy shteteve, ku flitet herë pas here edhe për ndonjë konflikt të armatosur për shkak të ishujve.
Lexo edhe: Më parë kërcënoi me luftë, Erdogani: Tani e tutje, Greqia t’i shkojë hallit mbrapa
“Unë i kam shprehur edhe më herët qendrimet e mia në lidhje me atë që po ndodh me Greqinë. U kemi thënë që nuk ka më takime me ta për aq kohë sa përballë nuk do të kemi politikanë të ndershëm dhe që mbajnë fjalën. Po ashtu u kemi thënë se nuk do të zhvillohen më mbledhje të nivelit të lartë këshillit strategjik. Takimi i planifikuar këtë vit nuk do të zhvillohet. Ky është një mesazh i qartë. Nga sot e tutje, Greqia të shohë hallin e vet dhe të kujdeset vetë për hallet e saj”, tha Erdogan.
Grekët janë duke u përgatitur për skenarin më të keq në marrëdhëniet me Turqinë gjatë kësaj vere. Mediat greke raportojnë duke iu referuar burimeve nga Ministria e Mbrojtjes se janë duke u përgatitur për një skenar si ai i krizës në ishullin Imia në vitin 1996 që çoi vendet në prag të luftës.
“Protothema” raporton se ushtria greke është duke u bërë gati për një pushtim të një ose disa ishujve nga forcat turke pas retorikës së ashpër nga Erdogan dhe Ministria e Jashtme e Turqisë, të cilët kanë vënë në dyshim sovranitetin territorial të Greqisë mbi ishujt në fjalë, raporton abcneës.al.
Prej vitesh Turqia kërkon demilitarizimin e ishujve grekë përballë tokës turke duke iu referuar Traktatit të Luzanës, i cili parashikonte se asnjë ushtar apo teknikë ushtarake nuk duhej të gjendej në këto ishuj. Me këtë kusht, ishujt kaluan nën sovranitetin e Greqisë./abcnews.al/