Situata në Ukrainën lindore është alarmante dhe vazhdon të përkeqësohet

schedule11:03 - 17 Qershor, 2022

schedule 11:03 - 17 Qershor, 2022

Kombet e Bashkuara  e kanë cilësuar situatën humanitare në Ukrainën lindore jashtëzakonisht alarmante dhe vazhdimisht në përkeqësim, katër muaj pas pushtimit rus.

“Afro katër muaj që nga fillimi i luftës, situata humanitare në të gjithë Ukrainën – veçanërisht në Donbasin lindor – është jashtëzakonisht alarmante dhe vazhdon të përkeqësohet me shpejtësi”, tha në një deklaratë agjencia humanitare e OKB-së, OCHA.

Situata është veçanërisht shqetësuese në Severodonetsk, qyteti lindor i Ukrainës ku sulmet janë intensifikuar javët e fundit.

Qindra civilë besohet se janë bllokuar në qytet, me disa të strehuar në fabrikën kimike lokale, me akses të kufizuar në në ujë të pastër, ushqim dhe energji elektrike. /abcnews.al