OKB: Mbi 1300 të vrarë në Mariupol, shifra reale mund të jetë mijëra herë më shumë

schedule09:39 - 17 Qershor, 2022

schedule 09:39 - 17 Qershor, 2022

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka bërë me dije se të paktën 1348 civilë u vranë gjatë betejës së Mariupolit, duke përfshirë 70 fëmijë.

Ndërkohë, sipas komisioneres së OKB për të drejtat e njeriut, Michelle Bachelet mund të jetë mijëra herë më i lartë.

“Këto vdekje u shkaktuan nga sulmet ajrore, bombardimet me tanke dhe artileri dhe armë të vogla dhe të lehta gjatë luftimeve në rrugë”, tha ajo.

Rreth 90% e ndërtesave të banimit janë dëmtuar ose shkatërruar në qytetin jugor, tha Bachelet. Ajo e quajti Mariupolin “vendin më vdekjeprurës në Ukrainë” që nga fillimi i luftës deri në prill.

Trupat janë gjetur në varre të improvizuara individuale ose kolektive në oborre, rrugë dhe parqe, në shtëpi dhe apartamente, ndërsa shumë janë ende për t’u varrosur, sipas CNN.

Bachelet shtoi se për momentin është e pamundur të dihet numri i saktë i vdekjeve.

“Derisa të zbulohen dhe identifikohen të gjithë trupat e pajetë, si dhe statusi i tyre, qoftë ushtarak apo civil, si dhe shkaqet e sakta të vdekjes, do të jetë e pamundur të dihet një numër i saktë i vdekjeve të civilëve të shkaktuara drejtpërdrejt nga sulmet dhe ato të shkaktuara nga mungesa e ushqimit, ujit, kujdesit mjekësor dhe efekteve të tjera të jetesës gjatë luftës”, tha ajo. /abcnews.al