Glauk Konjufca udhëton sot drejt Hagës, takon ish-krerët e UÇK-së

schedule08:01 - 17 Qershor, 2022

schedule 08:01 - 17 Qershor, 2022

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, do të udhëtojë sot drejt Hagës për t’i takuar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur para disa ditësh këshilltari i tij, Ilir Kërçeli, i cili ka njoftuar se do të udhëtojë bashkë me të.

“Bashkë me kryeparlamentarin Konjufca më 17 qershor udhëtojmë për t’i vizituar ish-krerët e UÇK-së në Hagë”, shkroi ai.

Para disa ditësh, Konjufca tha se Specialja po ua shkel të drejtat ish-krerëve të UÇK’së.

“Shkojmë si institucione që përfaqësojmë republikën tonë. Shkojmë që të shohim si trajtohen. Duket qartë se në disa aspekte ata apo shkelin të drejtat e tyre. Ata po i afrohen kohës 2-vjeçare të paraburgimit dhe s’është bërë asgjë. Nuk u është siguruar as mbrojtja e tyre në liri. Jemi të shqetësuar si institucione. Do flasim me zotërinjtë Thaçi, Selimi, Krasniqi dhe Veseli për këto çështje”, ka deklaruar Konjufca./Express

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!