Një emigrant shqiptar në Greqi ka kërcënuar me jetë një gjyqtare në qytetin e Volosit të vendit fqinj.
47-vjeçari shqiptar ndodhet në paraburgim në burgun e Larisës pasi akuzohet se dha ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij, vjehrrit dhe vjehrrës.
Sipas medieve greke, shqiptari do të gjykohej të mërkurën e 15 qershorit për lëndime trupore dhe kërcënime të ish bashkëshortes dhe të familjes së saj si dhe për armëmbajtje pa leje.
Por para se të fillonte gjyqi shqiptari humbi kontrollin, pas një debati me ish gruan dhe vjehrrën, raporton abcnews.al.
Në momentin e përplasjes mes të pandehurit dhe të shoqes dhe vjehrrës në korridor kaloi dhe gjyqtarja e çështjes së 47-vjeçarit shqiptar.
Menjëherë pasi e pa, shqiptari harroi debatin me ish-bashkëshorten dhe vjehrrën dhe sulmoi gjyqtares, duke e kërcënuar se do e mbysë dhe se do e çojë në burg.
Si rrjedhojë si pasojë e incidentit gjyqi për shqiptarin u anulua dhe u shty një ditë tjetër.
Zougkla.gr raporton se shqiptari ka kërcënuar më parë ti vërë flakën shtëpisë së ish-vjehrrit shqiptar , ndërsa thuhet se ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe se vuan nga probleme të shëndetit mendor.