Ante Zivkovic dhe Antonio Ilieski janë lojtarët e radhës që zyrtarizohen te Kukësi, pas mesfushorit Kristi Kote. Sulmuesi dhe mbrojtësi kanë nënshkruar për dy vite.
“Futboll Klub Kukesi njofton se sulmuesi kroat Ante Živković është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Sulmuesi 29-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin një kontratë 2 vjeçare, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.
Živković vjen te Kukësi nga kampionati boshnjak ku së fundmi ishte pjesë e Radnik Bijlejl. Në të kaluarën është aktivizuar me ekipe si Borac Banja Luka, Umraniyespor, Aluminij, Nk Dugopolje, Novigrad dhe Sibenik”.
“Futboll Klub Kukësi njofton se mbrojtësi maqedonas Antonio Ilieski është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Mbrojtësi 25-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin një kontratë 2 vjeçare, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.
Ilieski vjen te Kukësi nga kampionati maqedonas ku së fundmi u aktivizua në Tetovë me skuadrën e Renovës teksa më parë ka luajtur edhe me ekipe si Korabi, Tikves, Gostivar e Makedonija GP”, shkruhet në njoftim. / abcnews.al