Aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman, është përlotur së fundmi dhe arsyeja është komentuar shumë në rrjet.
Tolgahan, i cili së fundmi po shijon suksesin edhe si producent, i është përgjigjur një sër pyetjesh përballë moderatores, gjatë një interviste televizive.
Aktori ka dhënë përgjigje të shkurtra për 40 pyetjeve sfiduese nga fusha të ndryshme të jetës. Mirëpo, momenti i cili shënoi kulmin gjatë intervistës, ishte kur ai nuk mundi t’i përmbante lotët, ndërkohë që prezantuesja përmendi raportin e tij me të atin.
Ai u shpreh se nuk emocionohet shpesh, por ju kujtuan gabimet e bëra dhe telashet që i kishte shkaktuar padashur të atit.
“Nuk e dija që do të reagoja kështu…”, tha aktori, duke kërkuar falje.
Më tej, ai shtoi se kur dëgjon tek flitet për të atin i kujtohet i biri.
“Është diçka që e kupton vetëm kur bëhesh prind”, tha Tolghan, i cili është baba i dy fëmijve Efehan dhe Alina nga martesa modelen shqiptare Almeda Abazi./abcnews.al