“Ne”, koncerti i parë i artistëve me aftësi te kufizuara, këngëtarët zbulojnë surprizat

schedule10:26 - 16 Qershor, 2022

schedule 10:26 - 16 Qershor, 2022

“Ne” është koncerti i parë i artistëve me aftësi të kufizuara, i cili do të mbahet mbrëmjen e sotme në orën 20:00. Të ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Senaldo Mëhilli, një këngëtar i verbër dhe Franc Koruni kanë ndarë detaje rreth koncertit. Ata kanë rrëfyer gjithçka nga emri i koncertit deri te këngëtarët pjesëmarrës.

“Kur mu bë ftesa për të marr pjesë në projekt ishte se kush janë artistët që do të përformojnë. Kur dëgjova emrat, është Franci që e njoh personalisht, çunat e bandës, Marjo Deda, apo edhe shumë të tjerë që kanë eksperiencë të shumtë si në “The Voice”.  Për shembull, Franci ka një duet me Erandën, apo është edhe Boiken Lako. Është një aktivitet që do të sjellë muzikë të mirë.

Ideja është që ne vijmë nga një eksperiencë e veçantë në skenë, unë vij nga The Voice, Franci ka qenë pjesë e ‘Këngës Magjike’”, tha Senaldo.

“Është luajtur pak me emrin e koncertit, se ne do të përformojmë. Ne do të bëjmë atë që dimë të bëjmë më mirë. Ka edhe artistë të rinj, janë dy motra nga Kosova që kanë probleme me muzikën. Ato do të jenë një surprizë shumë e bukur”, u shpreh ndër të tjera Franci./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!